Gjilani – FC Prishtina, statistikat favorizojnë kryeqytetasit
Kanë mbetur edhe pesë ndeshje kampionale deri në fundin e edicionit. Nga pesë ndeshje FC Prishtina ka edhe tri udhëtime, duke u nisur nga dita e nesërme me skuadrën e katërt në tabelë Gjilanin, me 55 pikë, dy më pak se kryeqytetasit në vendin e dytë.
Përndryshe, nuk ka asnjë skuadër të madhe vendore që FC Prishtina ka bilanc më pozitiv se me Gjilanin, përcjell “Zeri.info”.
Skuadra e Gjilanit nga viti 1999 i ka vetëm tri fitore, por vetëm një kampionale, një për kupë dhe një për Superkupë.
Fitoren e vetme kampionale e ka shënuar më 26 nëntor të vitit 2016, 1:0.
FC Prishtina nga ajo humbje ka arritur shtatë fitore (dy në Gjilan) dhe dy barazime më 2017-n e 2019-n në Gjilan, të dyja pa gola, 0:0.
Nga 44 përballje zyrtare, bardhekaltrit kanë 28 fitore, 13 barazime dhe 3 humbje me goldallim +45, 73:28. Ndërsa nga 36 ndeshjet vetëm kampionale,
FC Prishtina ka arritur 24 fitore, 11 barazime dhe vetëm 1 humbje me goldallim + 41, 58:17.
Nga 17 ndeshjet kampionale të zhvilluara në Gjilan Prishtina ka fituar shtatë ndeshje, nëntë barazime dhe një fitore e Gjilanit me goldallim +9 për Prishtinën, 16:7. /Zeri.info