Milot Rashica reagon për herë të parë pas suksesit të Werder Bremenit, poston fotografi nga festa në zhveshtore
Sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica ka reaguar për herë të parë pasi skuadra e tij arriti ta sigurojë të paktën edhe për një edicion mbetjen në elitën e futbollit gjerman.
Pas shumë presioneve e kritikave, Werder Bremeni edeh zyrtarisht do të vazhdojë të mbetet pjesë e elitës së futbollit gjerman.
Në ndeshjen e dytë të barazhit të zhvilluar sonte në "Voith-Arena" kundër Heidenheimit, Werder Bremeni barazoi me rezultat 2:2, shkruan "Zeri.info".
Meqenëse ndeshja e parë në "Weserstadion" u mbyll pa gola, Werder Bremeni e fiton këtë përballje falë rregullit të golit si mysafir dhe e vazhdon militimin në Bundesliga.
Me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram", futbollisti vushtrrias, Rashica ka shkruar:
"Ne e bëmë atë".
Ndryshe, Rashica u paraqit në këtë ndeshje për Werder Bremenin nga minuta e parë, derisa luajti 80 minuta, duke bërë një paraqitje solide në sulm.
Me gjithë zërat nëpër media, kjo mund të ketë qenë paraqitja e fundit e yllit të Kosovës për Werder Bremenin, për shkak se ai pritet të transferohet diku tjetër në afatin kalimtar veror. /Zeri.info