Pas 43 tentimeve shënon nga gjuajtja e lirë, Ronaldo: Kisha nevojë për këtë gol

Pas 43 tentimeve shënon nga gjuajtja e lirë, Ronaldo: Kisha nevojë për këtë gol

Sport July 04, 2020 - 19:55

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se ka "pasur nevojë" të shënojë golin e parë nga gjuajtja e lirë te Juventusi pas 43 tentimeve.

Juventusi arriti fitore sot në derbin lokal ndaj Torinos me rezultat 4:1, kurse Ronaldo shënoi një gol nga gjuajtja e lirë, shkruan "Zeri.info".

Në dy edicionet e fundit pas 43 tentimeve, sot sulmuesi portugez e gjeti golin e parë nga gjuajtja e lirë me fanellën e Juventusit.

"Unë me të vërtetë kisha nevojë për këtë gol, kështu që mund të më rikthehet vetëbesimi", tha Ronaldo për "Sky Sport Italia".

"Ne e dinim se do të jetë ndeshje e vështirë, por punuam shumë, fituam dhe tani kemi vënë presion te Lazio. E kemi arritur synimin sot", tregoi sulmuesi portugez.

Ndeshjen e radhës në Serie A, Juventusi e zhvillon ndaj Milanit. /Zeri.info