Futbolli kosovar pasurohet edhe me një skuadër të re
Futbollit kosovar i është shtuar edhe një skuadër e re. Bëhet fjalë për skuadrën me emrin Elite nga kryeqyteti.
Elite veprimtarin futbollistike e bënë tani e tre vite me gjeneratat e reja, por ajo tani do të bëjë gara në ligën e tretë të Kosovës me kategorinë e seniorëve.
Për këtë iniciativë dhe organizimin në këtë skuadër në një prononcim për BlicMedia ka folur pronari Valon Asllani.
“Ne si ELITE FOOTBALL ACADEMY jemi formuar në fillim të vitit 2016 ku për një kohë shumë të shkurtër kemi arrit të konsolidohemi dhe shumë shpejtë kemi hyrë dhe në garat zyrtare kampionale në sezonën 2016/17 në kuadër të LRFP-së”, ka thënë fillimisht Asllani.
“Klubi jonë në mesin e saj ka tre trajnerë, ku dy prej tyre janë me licencën UEFA A Valon Asllani dhe Flamur Asllani, ndërsa Endrit Asllani ka licencën UEFA C”, ka deklaruar Asllani.
Valon Asllani është edhe përfaqësues i klubit Belg nga Belgjika KAA Gent për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni me dokument zyrtar nga klubi në fjalë.
Valoni njëherit ka dërguar edhe shumë lojtar në prova në Belgjikë.
Ai nga viti 2011 e bënë punën e trajnerit ku ka punuar dhe me shumë lojtarë që sot janë pjesë e klubeve evropiane dhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës.
Lojtarët në fjalë janë Florent Hasani, Ardian Ismajli, Lirim Kastrati, Esat Mala, Mirlind Daku e shumë të tjerë.
Gjithashtu skuadra Elite kishte edhe lojtar të saj në prova në Gjermani.
Bëhet fjalë për portierin Ron Emini i gjeneratës 2002.
Duhet theksuar se edhe futbollisti i njohur Fisnik Asllani i cili ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Bundesligës gjermane Hoffenheim, ka qenë pjesë e ELITE FOOTBALL ACADEMY.