Të gjithë futbollistët gjunjëzohen para ndeshjes Aston Villa – Sheffield United në përkrahje të kampanjës “Black Lives Matter”

Sport June 17, 2020 - 19:17
Lajmet e fundit nga sporti

Sot është rikthyer futbolli në Premierligën angleze me ndeshjen Aston Villa – Sheffield United, shkruan “Zeri.info”.

Para fillimit të ndeshjes, të gjithë futbollistët u gjunjëzuan në përkrahje të kampanjës “Black Lives Matter” (Jetët e Njerëzve me Ngjyrë Vlejnë).

Në këtë mënyrë ata u solidarizuan me luftën kundër racizmit pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga polica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas vdekjes së Floydit janë mbajtur protesta të shumta kundër racizmit anë e mbanë botës./Zëri

Image