'Në hapa të sigurtë': Vëllai i Arbër Zeneli e nis mbarë kampionatin, shënon dy gola

Sport June 15, 2020 - 16:07

Besforti, vëllai i Arbër Zenelit ka treguar paraqitje të mirë në kampionatin e të rinjëve me Elfsborgun.

Ai është paraqitur në ndeshjen e parë kampionale me Elfsborg U-19, derisa ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij, shkruan "Zeri.info".

Futbollisti nga Kosova ka shënuar në minutën e 46-të dhe në atë të 60-të.

Ndryshe, 17-vjeçari synon që të marrë ftesë nga skuadra e Elfsborgut.

Në arenën ndërkombëtare, Besforti ende nuk ka zgjedhur se kë ta përfaqësojë. /Zeri.info