Bylbyl Sokoli lavdëron gjyqtarin kosovar përkundër kritikave të shumta: Është ndër më të mirët në Kosovë

Bylbyl Sokoli lavdëron gjyqtarin kosovar përkundër kritikave të shumta: Është ndër më të mirët në Kosovë

Sport June 14, 2020 - 23:39

Visar Kastrati, gjyqtari kosovar, ishte në qendër të kritikave në ndeshjen e sotme mes Trepçës'89 dhe Dritës.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Riza Lushta" në kuadër të javës së 24-t në Superligën e Kosovës, Drita fitoi 0:2 në Mitrovicë, raporton "Zeri.info".

Në dy raste të dyshimta, Kastrati nuk vendosi për penallti, gjë që ngjalli shumë debat.

Megjithatë, fjalë të mira për të ka folur trajneri Bylbyl Sokoli.

Image

"Është njëri prej gjyqtarëve më të mirë dhe më në formë në Kosovë, ai është tejet objektiv", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Nuk e kam parë lojën e sotme mes Trepçës'89 dhe Dritës, por kam dëgjuar për kritikat e 89-shit për Visarin dhe jam befasuar", tregoi ai.

"Sa herë që më ka referuar ky trajner, jam gëzuar. Por, të gjithë mund të gabojnë nganjëherë", shtoi trajneri nga Rahoveci. /Zeri.info

Image