Superliga live: Trepça'89 - Drita, Ferizaj - Gjilani, mbyllen ndeshjet në Mitrovicë dhe Ferizaj
Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-t në Superligën e Kosovës, shkruan “Zeri.info”.
Drita, që do të kërkojë ta rikthejë kreun e tabelës, do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Trepça ’89, e cila është duke luftuar për mbijetesë.
Ndërkohë, në takimin tjetër do të përballen Ferizaj dhe Gjilani.
Edhe ky takim gjithashtu pritet të jetë interesant, derisa Gjilani do të kërkojë të mbetet në garë për titull, kurse Ferizaj të arkëtojë pikë në luftën e saj për mbijetesë.
Të dyja takimet do të fillojnë nga ora 17:00.
Trepça'89 - Drita 0:2
87' Goditje dënimi në favor të Trepçës'89. Një distancë prej 23 metrash, vendasit nuk gjuajnë, kombinohen mes vete, por e humbasin topin.
81' Trepça'89 mbetet me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Asare u ndëshkua me të kuq.

74' Goditje e fuqishme e Muharrem Jasharit të vendasve, por për mrekulli pret portieri i Dritës, Faton Maloku.
69' GOOOOOOOOL. Aksion i bukur nga futbollistët e Dritës, teksa Kastriot Rexha arrin të shënojë një gol të bukur.
62' Lojë e rrezikshme në ndeshjen Trepçën'89 - Drita dhe gjyqtari vendas ta ndëshkojë me të verdhë sulmuesin Kastriot Rexhën.
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) June 14, 2020
56' Aksion i mirë i Trepçës'89 në krye me Muharrem Jasharin, megjithatë ky i fundit pas rrëzimit, u detyrua ta mashtrojë gjyqtarin, i cili e ndëshkon me të verdhë.
51' Trepça'89 kërkon penallti pas një ndërhyrje nga mbrapa në Asaren nga futbollisti i Dritës. Gjyqtari e vazhdon lojën.

51' Rast i mirë i futbollistëve të Trepçës'89, por Ardian Limani i Dritës bllokon gjithçka.
50' Ende nuk ka ndryshim rezultati, vazhdon të jetë 0:1 për Dritën e Gjilanit.
Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë në Mitrovicë.
40' Gabim i papritur nga portieri vendas Hyseni, por Xhevdet Shabani dështon të shënojë me portën bosh.
38' Aksion i bukur mes Xhevdet Shabanit dhe bashkëlojtarëve të tij, por topi kalon vijat kufizuese.
25' Goditje e bukur nga Arb Manaj prej distancës, por pa sukses.
Eurogoli i Xhevdet Shabanit.
Eurogoli i Xhevdet Shabanit nga gjuajtja e lire kunder T'89 pic.twitter.com/kyqrN2hNJa
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) June 14, 2020
17' GOOOOOOOOL. Xhevdet Shabani i Dritës realizon për mrekulli nga gjuajtja e lirë dhe për epërsinë e parë të Dritës.
14' Lojë e mirë dhe e hapur, sidomos nga lojtarët e Trepçës'89.
13' Goditje e fortë e Muharrem Jasharit (T'89) nga distanca, por pa sukses.
10' Mitrovicasit me një rast ideal Arb Manaj, i cili ngatërrohet dhe nuk arrin të shënojë.
6' Xhevdet Shabani i Dritës me një goditje të fuqishme nga distanca, por portieri vendas e pret, ndonëse me shumë vështirësi.1' Nis ndeshja në Mitrovicë.
Formacionet zyrtare:
Trepça'89: Hyseni, Aasare, Kaqiku, Statovci, Emini, Dedia, Ard.Muja, Jashari, Traore, Arb.Muja, Manaj. Trajner: Shpëtim Idrizi.
Drita: Maloku: Limani, Gërbeshi, Leci, Blakçori; Namani, Vucaj, Fazliu: Haxhimusa, Shabani, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu.

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Vigan Ibërdemaj
Stadiumi: "Riza Lushta", Mitrovicë.
Ferizaj - Gjilani 0:3
Mbyllet ndeshja.
85' Pesë minuta para fundit, rezultati vazhdon të jetë 0:3. Ferizaj po mundohet ta ngushtojë rezultatin.
73' Gjilani shumë pranë golit të katërt, por goditjen e Gerhard Prognit e mbron portieri Donat Kaçiu.
60' Rast i mirë i Ferizajt me anë të Albin Krasniqit, por nuk realizohet në gol ky aksion i vendasve.
52' GOOOOOOL. Gabim amatoresk i Donat Kaçiut, portierit të Ferizajt, dhe Fiton Hajdari shënon për 0:3.
49' Lojë e hapur në Ferizaj, me vendasit që kanë më shumë topin.
Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë në Ferizaj.
40' Pa asnjë rast ideal tani pas golit të dytë të Gjilanit. Vazhdon Gjilani të jetë në epërsi 0:2.
30' GOOOOOOOOOOL. Gjilani arrin ta shënojë golin e dytë në Ferizaj me anë të Nikaç.
19' Lojë e hapur në Ferizaj, me një iniciativë më të mirë nga ana e skuadrës së Gjilanit.
12' Disa tifozë të pranishëm në stadiumin e qytetit në Ferizaj, nuk respektohet aspak rregullat e vendosura.

8' Gjilani tenton ta shënojë edhe golin e dytë, por Ferizaj nuk lejon koridore të lira.

2' GOOOOOOOOOL. Gerhard Progni realizon për mrekulli nga distanca për epërsinë e parë të gjilanasve.
1' Nis ndeshja në Ferizaj.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Kaçiu; Stojanovski, Bardhi, Hyseni, Kuka: Orana, Shaqiri, Dajaku; Krasniqi, Sadriu, Qekini. Trajner: Burim Qerkini.

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Kqiku, Ferreira, Jonuzi, Useini, Svraka, Hajdari, Progni, Nikaç
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Granit Hyseni, Bekim Rama, Alban Shala
Stadiumi: I qytetit, Ferizaj. /Zeri.info