Gramoz Vokrri e preferon shtatoren e Fadil Vokrrit në këtë vend, Eroll Salihu mendon se duhet të ngritët diku tjetër

Gramoz Vokrri e preferon shtatoren e Fadil Vokrrit në këtë vend, Eroll Salihu mendon se duhet të ngritët diku tjetër

Sport June 10, 2020 - 21:24
Zbuloni detajet

Në dyvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, është zbuluar buceta e shtatores së tij, shkruan "Zeri.info".

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka deklaruar të martën gjatë prezantimit të bucetës se për vendin e shtatores do të vendos Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, në përzgjedhjen e shtatores në komision ka qenë edhe djali i Fadil Vokrrit, Gramozi.

Ky i fundit në një intervistë për Zeri.info ka thënë se do të preferonte që shtatorja të ndërtohet në prapa tribuneës pereëndimore teë stadiumit “Fadil Vokrri”.

"Nëse do të pyetesha unë, personalisht do ta vendosja prapa tribunës perëndimore të stadiumit “Fadil Vokrri”, gjithmonë nëse lejojnë kushtet. Mendoj se do të ishte një imazh i mirë për stadiumin", ka thënë Gramoz Vokrri për "Zeri.info".

Image

Ndërkohë, sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu që ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fadil Vokrrit, mendon ndryshe.

"Janë disa opsione për vendin e vendosjen së statujës. Është folur brenda stadiumit si dhe jashtë stadiumit prapa tribunës perëndimore. Unë mendoj që brenda stadiumit nuk është e përshtatshme pasi njerëzit duan ta bëjë ndonjë foto dhe futja në stadium do të ishte e vështirë, kështu që jashtë stadiumit është më mirë. Unë mendoj se vendi më i përshtatshëm është te platoja e Pallatit të Rinisë, aty lartë. Do të dukej sikur po e shikon stadiumin dhe njerëzit do të kishin më shumë mundësi të bënin fotografi aty. Gjithsesi, këto janë opsione dhe do të shohim ku është vendi më i përshtatshëm" ka thënë për "Zeri.info", Eroll Salihu.

Image

Ndryshe, shtatorja e Fadil Vokrrit do të jetë 3 metra e gjatë. Ajo do të kushtojë 49 mijë euro. /Zeri.info