6 vite martesë, bashkëshortja e Lorik Canës zbulon pamjet e papublikuara më parë nga dasma

6 vite martesë, bashkëshortja e Lorik Canës zbulon pamjet e papublikuara më parë nga dasma

Sport June 08, 2020 - 23:55

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika Ercoli Cana, ditën e sotme festojnë 6 vjetorin e martesës. Në 2014-tën ata zhvilluan dy ceremoni martese një në Kosovë, me rreth 700 të ftuar sipas traditave shqiptare dhe një tjetër më private në Itali.

Për të kujtuar këtë ditë speciale bashkëshortja e ish-kapitenit, Monika ka publikuar në “Instagram” disa pamje të rralla nga dasma e tyre, që duket se janë shkëputur nga ceremonia e organizuar në Itali.

Në video shfaqen disa nga momentet më romantike nga dasma, që nga shkuarja e tyre drejt altarit, shkëmbimi i puthjeve romantike dhe festa e organizuar në mbrëmje nën yjet e qiellit. Monika ka zbuluar pamjet e papublikuara më parë dhe ka falenderuar të gjithë të ftuarit që kanë qenë në dasmë.

“Faleminderit të gjithëve që na e bëtë atë ditë speciale”, ka shkruar bashkëshortja e ish-kapitenit.

Sot, Loriku dhe Monika janë prindër të dy fëmijëve, Bojken dhe Enkeleidës, e cila erdhi në jetë 6 muaj më parë. /Shekulli