“Barcelona ishte si Muhammad Ali në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2015”
Sport
June 07, 2020 - 08:22
Lajmet e fundit nga sporti
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka krahasuar paraqitjen e katalunasve në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2015 me legjendën e boksit, Muhammad Ali, transmeton “Zeri.info”.
Ekipi i Luis Enriques fitoi tripletën e dytë në histori të klubit, duke e mposhtur 3:1 Juventusin në finalen e Berlinit.
“Ne luajtëm ndaj kundërshtarëve shumë fizik dhe e dinim se duhej të fitonim duke e mbajtur topin. Nuk ka rëndësi se sa i fortë është kundërshtari nëse bëni që ata ta ndjekin topin në mënyrë që të lodhen”, u shpreh Alves.
“Në momentin kur lejojnë hapësirë në mbrojtje është momenti për të sulmuar. Ne ishim sikur Muhammad Ali: ne fluturonin si flutur dhe thumbonim si bletë”, shtoi braziliani./Zëri