Donis Avdijaj nuk zë vend as te Hearts, largohet së bashku me 14 futbollistë të tjerë

Donis Avdijaj nuk zë vend as te Hearts, largohet së bashku me 14 futbollistë të tjerë

Sport June 02, 2020 - 12:28

Pas vendimit që Federata e Futbollit të Skocisë mori që ta anulojë edicionin, Hearts do të luajë në ligën e dytë skoceze nga edicioni i ardhshëm.

Tashmë klubi skocez ka bërë me dije zyrtarisht se ka larguar 15 futbollistë, shkruan “Zeri.info”.

Në mesin e futbollistëve të larguar është edhe futbollisti nga Kosova, Donis Avdijaj.

“Oliver Bozanic, Clevid Dikamona, Jay Nwanze, Brodie Strang, Craig Levein, Austin MacPhee dhe Jack Wilson janë larguar nga klubi pas skadimit të kontratave të tyre”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Në ditët në vijim Donis Avdijaj, Daniel Baur, Marcel Langer, Steven MacLean, Alex Petkov, Kelby Mason, Dean Ritchie, Rory Currie, Ryotaro Meshino, Joel Pereira dhe Toby Sibbick do të largohen nga klubi po ashtu pas skadimit të kontratave ose marrëveshjeve të huazimit”, thuhet më tej.

Ndryshe, Avdija kishte kontratë me klubin Hearts deri në përfundim të këtij edicioni. /Zeri.info