Pajtim Kasami rrëfehet për periudhën me pandemi, përplasjen me klubin dhe pagat e reduktuara

Pajtim Kasami rrëfehet për periudhën me pandemi, përplasjen me klubin dhe pagat e reduktuara

Sport June 02, 2020 - 11:37

Pajtim Kasami dhe bashkëlojtarët e tij te Sioni morën një mesazh të papritur në “WhatsApp” pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Presidenti i klubit Christian Constantin i njoftoi ata se kontratat e tyre do të ndërkreheshin për shkak të krizës, shkruan “Zeri.info”.

Nëntë lojtarë në total u liruan nga kontratat përfshirë edhe ish-dyshen e Arsenalit, Johan Djourou dhe Alex Song.

Por, pas një marrëveshje të dyanshme, Kasami u rikthye në Sion dhe të hënën ai vijoi me stërvitje, derisa Superliga zvicerane e futbollit rinis më 20 qershor.

Image

27-vjeçari synon marrëveshje të re me Sionin për ta mbyllur edicionin, teksa për të interesim kanë shprehur Olympiacosi, Wolvesi dhe Valencia.

“Unë mendoj se ka pasur mungesë komunikimi me klubin. Na është treguar në ‘WhatsApp’ se duhet të pajtohemi me ulje page. Ne nuk kemi pasur bisedime një nga nj”", tregon fillimisht Kasami për “Goal”.

“Më pas, shumica e futbollistëve refuzuan dhe ne kishim nevojë për më shumë shpjegime. Avokati im tha ‘jo’, dhe më pas ne morëm përgjigje negative nga klubi duke na thënë se jemi të lirë të largohemi”, thekson futbollisti shqiptar.

“Ishte shokuese dhe për shkak të virusit, e gjithë kjo ndodh. Nuk ishte gjë e këndshme, kemi marrë paga të reduktuara, por nga dje jemi rikthyer në stërvitje dhe gjërat janë në normalitet prapë. Jam në bisedime me klubin për çështjen e kontratës, e cila skadon më 30 qershor”, shtoi ai. /Zeri.info