Ronaldo mendon se Messi është “futbollisti më i mirë në botë”

Sport June 02, 2020 - 10:09

Ish-ylli i Barcelonës, “fenomeni” Ronaldo, konsideron se Lionel Messi është absolutisht “numër një” në botën e futbollit modern, derisa sipas tij Cristiano Ronaldo bën pjesë në top-pesëshe së bashku me Mohamed Salahun, Eden Hazardin, Neymarin dhe Kylian Mbappen.

Dy herë fituesi i Kupës së Botës asnjëherë nuk e ka fshehur vlerësimin e tij se argjentinasi është më i miri në historinë e futbollit, shkruan “Zeri.info”.

Ronaldo i ka treguar zgjedhjet e tij për AS-në, duke lënë pas Messit futbollistët tjerë të sipërpërmendur.

“Natyrisht Messi, ai është numër një, ai është i talentuar saqë do të duhen edhe 20 ose 30 vjet për të parë një futbollist të ngjashëm si ai”, tha Ronaldo.

“Gjithashtu, më pëlqen Salahu, Neymari, madje edhe Mbappe”, tregon më tej braziliani.

Sa i përket Mbappes, Ronaldo tha: “Shumë njerëz thonë se ai duket si unë. Mbappe ka shpejtësi, finalizim të mirë dhe lëvizje të mrekullueshme”. /Zeri.info

Image