Edhe Liverpooli gjunjëzohet, kërkon drejtësi për George Floyd

Edhe Liverpooli gjunjëzohet, kërkon drejtësi për George Floyd

Sport June 01, 2020 - 20:38

E gjithë bota është duke folur për vdekjen e protestuesit amerikan, George Floyd, dhe tani drejtësi për të kanë kërkuar edhe futbollistët e Liverpoolit.

Kampioni në fuqi i Evropës ka dërguar një mesazh të fuqishëm nga seanca e sontme stërvitore, shkruan "Zeri.info".

Futbollistët e Liverpoolit e nderuan afrikano-amerikanin, i cili vdiq në protestat në ShBA pas një ndërhyrje të një polici në Minneapolis.

Image

Ata u rreshtuan në mesin e fushës duke u gjunjëzuar në "Anfield".

Futbollistët e Liverpoolit shpërndanë fotografinë në rrjetet sociale me mesazhet:

"Ka vetëm një forcë" dhe "Jeta njerëzve me ngjyrë është e rëndësishme". /Zeri.info