Curri: Për 'qejfin' e Qeqës, Ballkanin e dua në finale, ndërkaq unë do ta doja Feronikelin

Curri: Për 'qejfin' e Qeqës, Ballkanin e dua në finale, ndërkaq unë do ta doja Feronikelin

Sport May 31, 2020 - 23:47

Java e ardhshme shënon rikthimin e futbollit të Kosovës pas më shumë se dy muajsh mungesë, raporton "Zeri.info".

Të martën zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës mes FC Prishtinës dhe Drenicës, teksa të mërkurën, Ballkani e pret Feronikelin.

Ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri ka komentuar gjysmëfinalen me Drenicën, derisa thotë se është i vetëdijshëm për cilësitë e skuadrës së Gani Sejdiut.

"Të them të drejtën, ndeshjet e Kupës së Kosovës do të jenë të vështira pas pauzës shkaku i pandemisë", tha Curri në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

Image

"Skuadra e Drenicës ka bërë paraqitje cilësore në ndeshjet ndaj nesh", tregon më tej ai.

I pyetur se cilën skuadër e dëshiron në finale në rast të kualfikimit të FC Prishtinës, Curri tha:

"Për shkak të deklaratave të Qeqës, do e doja Ballkanin, a kështu e dua Feronikelin". /Zeri.info