Titulli apo Kupa? kështu përgjigjet Besnik Krasniqi
Atmosfera te lideri i Superligës, Ballkani, vazhdon të jetë e jashtëzakonshme
Nën “dirigjimin” e trajnerit Ismet Munishi, futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit dukeshin të motivuar për punë gjatë një kronike të realizuar nga “Zeri.info”.
Titullin me Ballkanin dhe me Kupën e Kosovës e synon mbrojtësi Besnik Krasniqi, i cili flet për përgatitjet e “furisë portokalli”.
Krasniqi foli edhe për ndeshjen e parë për Kupën e Kosovës ndaj Feronikelit, sfidë e cila i takon fazës gjysmëfinale. “Do të jemi gati pasi që po punojmë dy herë në ditë. Kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë siç është Feronikeli. Do të luftojmë në të dy frontet që të dalim kampion dha ta fitojmë Kupën”, tha Krasniqi për "Zeri.info".
Në pyetjen se a do të dëshironte më shumë titullin apo Kupën, Krasniqi tha: “Të dyja bashkë”.
Kur kanë mbetur edhe 11-të xhiros deri në përfundim të kampionatit, Ballkani është lider me 44 pikë të tubuara.
Garat në futbollin e Kosovës rifillojnë më 2 qershor me ndeshjet e Kupës së Kosovës kurse ato kampionate më 7 qershor. /Zeri.info