Tovërlani për Munishin: Ai ka dëshirë me qenë ‘in’, trajneri më i mirë në Kosovë nuk merret me deklaratat e çdokujt

Tovërlani për Munishin: Ai ka dëshirë me qenë ‘in’, trajneri më i mirë në Kosovë nuk merret me deklaratat e çdokujt

Sport May 25, 2020 - 15:52
Detajet

Trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani dhe ai i Ballkanit, Ismet Munishi në jetën e përditshme janë miq, por gjithnjë e ngacmojnë njëri-tjetrin nga distanca me deklarata interesante.

Së fundmi “doza” është rritur me “provokime” në medie.

Derisa Munishi deklaroi se karantina ka ndikuar në aspektin psikik te disa trajnerë, duke aluduar në Tovërlanin, kundërpërgjigjja e “Tokit” për “Zeri.info” është epike.

“Kemi raporte shumë të mira. Ka qejf paka mu ngacmu me llafe e fjalë. Ka qejf me qenë “in”, mirëpo ai i ka punët e veta e unë të miat. Besoni se nuk kam kohë që t’i lexojë kur ka deklarata sepse i kam punët e mia. Tek e fundit, trajneri më i mirë në Kosovë nuk merret me deklaratat e çdokujt që dalin nëpër portale”, ka thënë Afrim Toverlani për Zeri.info.

Kampioni në fuqi i Kosovës, skuadra e Feronikelit, tash e disa ditë i ka nisur përgatitjet për vazhdimin e edicionit në futbollin kosovar.

Feronikeli në këtë edicion ka ngecur prapa sa i përket titullit kampion. “Nikli” ndodhet në pozitën e pestë me 34 pikë të mbledhura, dhjetë më pak se lideri Ballkani.

Synimi kryesor i skuadrës nga “Rexhep Rexhepi” mbetet Kupa e Kosovës ku më pas synohet dalja në Evropë.

Në fazën gjysmëfinale, skuadra “gjelbëremi” do të përballet me Ballkanin. /Zeri.info