Futbollistët e Sevillas thyejnë rregullat e karantinës

Futbollistët e Sevillas thyejnë rregullat e karantinës

Sport May 25, 2020 - 08:45
Lajmet e fundit nga sporti

Katër futbollistë të Sevillas - Franco Vazquez, Lucas Ocampos, Luuk de Jong dhe Ever Banega – kanë thyer rregullat e karantinës në Spanjë, transmeton zeri.info

Ka qenë gruaja e Banegas që ka postuar një foto në rrjetet sociale, derisa aty shihen 12 persona duke qëndruar rreth një tavoline.

Qeveria ka ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave në një vend për shkak të pandemisë Covid-19.

“AS” dhe “Marca” shkruajnë se lojtarët mund të gjobiten nga La Liga dhe nga qeveria gjithashtu.

Banega tashmë ka kërkuar falje për veprimin e tij, derisa ka thënë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet./Zëri