Begolli zbulon se u mendua ndryshimi i formatit për Kupën e Kosovës: Disa klube s’u pajtuan

Begolli zbulon se u mendua ndryshimi i formatit për Kupën e Kosovës: Disa klube s’u pajtuan

Sport May 24, 2020 - 23:32

Futbolli i Kosovës ka marrë 'dritën jeshile' për t'u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Image

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli, ka deklaruar që Federata e Futbollit të Kosovës ka menduar zhvillimin e një ndeshje gjysmëfinale për Kupën e Kosovës, e jo dy takime siç janë tani.

“Ne ishim pro që të zhvillojmë një ndeshje të Kupës në një terren neutral ndaj Drenicës, mirëpo jo të gjitha klubet vendosën pro”, tha Begolli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

“Ky ishte një veprim shumë i mirë nga FFK, pasi që orarin e kemi shumë të ngjeshur, por ja që nuk u realizua sepse klubet nuk u pajtuan”, tregoi ai.

Image

"Sa i përket titullit dhe Kupës, ne jemi në garë për dy trofetë", shtoi Begolli. /Zëri.info