Begolli: FC Prishtina e ka mirëpritur vazhdimin e kampionatit

Begolli: FC Prishtina e ka mirëpritur vazhdimin e kampionatit

Sport May 24, 2020 - 23:08

Futbolli i Kosovës ka marrë 'dritën jeshile' për t'u rikthyer në tapetin e gjelbër nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Skuadrat elitare kosovare tashmë ka nisur të stërviten, derisa ndeshjet kampionale rikthehen më 7 qershor, kurse ato të Kupës më 2 dhe 3 qershor, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, ka shumë debat në opinionin sportiv në Kosovë pas rastit të parë me COVID-19 në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës, në lidhje me atë nëse mund të vazhdojë kampionati.

Ka pasur shumë prej tyre që u shprehën kundër rinisjes së kampionatit për shkak të kushteve të dobëta, ndër të to edhe klubet si Ballkani, Drita, Flamurtari dhe Vushtrria.

Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli e ka mirëpritur rinisjen e edicionit.

"Ne si klub kemi qenë pro rinisjes së kampionatit, por që kemi kërkuar nga Federata një protokoll për ta ditur se çfarë duhet të bëjmë", tha Begolli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Lajm i mirë është në Kosovë sot nuk ka asnjë rast, gjithashtu edhe në futbollin e Kosovës, përveç atij rastit te skuadra e Dritës", theksoi Begolli. /Zëri.info