Publikohen rezultatet e testimeve për koronavirus te klubi i Dritës

Publikohen rezultatet e testimeve për koronavirus te klubi i Dritës

Sport May 24, 2020 - 22:56

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar rezultatet e testimeve për koronavirus në mbrëmjen e sotme.

Për herë të parë, që prej 13 marsit, në Kosovë nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19, raporton Zëri.info.

Nga ana tjetër, klubi i Dritës ka bërë me dije se stafi dhe futbollistët e skuadrës janë testuar dje në mëngjes.

Ndërkaq, sipas rezultateve, të gjithë kanë rezultuar negativ për koronavirus.

"Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar", njofton Drita.

Ndryshe, te Drita është paraqitur rasti i parë me koronavirus, ku është prekur sulmuesi Izair Emini. /Zëri.info