'Xhaka provokon përsëri Serbinë për fitoren në Botëror', mediumi serb 'Telegraf.rs' i inatosur me futbollistin shqiptar

'Xhaka provokon përsëri Serbinë për fitoren në Botëror', mediumi serb 'Telegraf.rs' i inatosur me futbollistin shqiptar

Sport May 13, 2020 - 08:09

Granit Xhaka ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, derisa shihet një qytetar shqiptar, i cili godet një letër tualeti, ndërkohë që dëgjohet komentatori duke komentuar golin e Xhakës me Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018

“2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruan në postim ku është etiketuar Xhaka. Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit, raporton Zëri.info.

Image

Mediet serbe shkruajnë se ky veprim i futbollistit nga Kosova është një provokim nga ana e tij.

Xhaka kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm kundër Serbisë në fitoren 2:1 ndaj Rusisë, teksa golin tjetër e kishte shënuar Xherdan Shaqiri për të inatosur në maksimum serbët.

"Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka provokon përsëri serbët dhe Serbinë", e nis 'Telegraf.rs' në këtë mënyrë shkrimin për Xhakën.

Image

"Ai ndau një video të mikut të tij në 'Instagram' duke komentuar golin kundër Serbisë në Botërorin në Rusi", shkruan më tej mediumi në fjalë. /Zëri.info