Vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi, që dikur 'dridhnin' kundërshtarët në kohën e ish-Jugosllavisë

Sport April 29, 2020 - 09:10

Fadil dhe Xhevdet Muriqi ishin ndër futbollistët më të mirë që kanë luajtur për gjeneratën e artë të Prishtinës.

Padyshim, ata kurrë nuk do të shlyhn nga kujtesa e tifozëve të Prishtinës, shkruan Zëri.info.

Fadili njihej si 'Maradona i Kosovës', kurse Xhevdeti luante si mbrojtës, dhe të dy me paraqitjet e tyre, emociononin 40 mijë tifozë në stadiumin e Prishtinës.

Fadil Muriqi padyshim se do të mbahet mend për tre-golëshin e shënuar në fitoren 3:2 ndaj Velezit në pranverën e vitit 1986.

Image

Kurse, Xhevdeti do të mbahet mend për dy golat e shënuar ndaj Dinamo Zagrebit në fitoren 2:0 të vitit 1984.

Sot, Fadil Muriqi jeton në Australi, kurse Xhevdeti në shtetin e Gjermanisë.

Vëllezërit, që dikur luanin te Prishtina e artë, dikur dridhnin skuadrat e ish-Jugosllavisë. /Zëri.info

Image