LAJMI I FUNDIT: Rizespor e do talentin e Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Rizespor e do talentin e Kosovës

Sport April 23, 2020 - 22:05
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi turk, Rizespor është duke shprehur interesim për reprezentuesin kosovar, Lirim Kastrati, transmeton zeri.info

Kastrati kishte nënshkruar me Dinamo Zagrebin gjatë afatit kalimtar të janarit, por ishte vendosur që të qëndrojë te Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të edicionit.

Ai e ka filluar karrierën në Kosovë te Kika e Hogoshtit.

Më herët në Rizespor ka luajtur edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi i cili po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes.

Kastrati ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 8 herë në këtë edicion, derisa ka tërhequr vëmendjen e Rizesporit, që dëshiron transferimin e tij në formë huazimi, shkruan “yeniakit.com.tr”./Zëri

Image