Larja e pjatave, thyerja e vezës së parë dhe tentimi për ta lidhur kravatën, Klopp rrëfehet për ditët në karantinë

Larja e pjatave, thyerja e vezës së parë dhe tentimi për ta lidhur kravatën, Klopp rrëfehet për ditët në karantinë

Sport April 18, 2020 - 22:44
Zbuloni detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në këto ditë izolimi nga pandemia Covid-19, po mundohet të gjejë mënyrën e duhur për të kaluar kohën e tij pa futboll, shkruan Zëri.info

"Timonieri" i suksesshëm gjerman ka deklaruar se po tenton që të gjejë gjëra që nuk i ka provuar më parë.

"Unë bëj gjëra në karantinë që nuk i kam provuar kurrë më parë, kështu që u bëra mjeshtër në larjen e enëve", tha Klopp.

Ai theksoi se ai u përpoq ta gatuaj, por që nuk funksionoi mirë.

"Përveç pjatave, përpiqem të gatuaj. Unë bëra vezën e parë të fërguar në jetën time, por gruas sime nuk u i bëri përshtypje dhe më kërkoi të mos e përsërisja", theksoi gjermani karizmatik.

Image

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit zbuloi një fakt tjetër interesant.

"Unë jam 52 vjeç dhe akoma nuk di si të lidh kravatë, kështu që javën tjetër do të punoj shumë dhe do të përpiqem të zotëroj", pohoi ai

"Një nga gjërat pozitive në këtë kohë është të gjesh miq nga ditët e shkollës. Kam gjetur në rrjetet sociale njerëz që nuk i kam dëgjuar gjatë një kohe të gjatë, dhe miqtë e mi janë të befasuar se sa aktiv jam unë", përfundoi Jurgen Klopp.

Gjermani në këtë edicion po shkëlqen me Liverpoolin, ekip që i prinë tabelës në Premierligë. Në edicion e kaluar, Klopp e fitoi Ligën e Kampionëve me ekipin nga "Anfield". /Zëri.info