Liria e lëvizjes në Kosovë është kufizuar me numra të letërnjoftimit, Liridon Leci është futbollisti më me fat në Kosovë!
Sport
April 16, 2020 - 23:04
Zbuloni detajet
Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së kornosvirusit në Kosovës së fundmi i ka marrë disa masa drastike, shkruan Zëri.info.
Qytetarët e Kosovës mund të lëvizin për vetëm 90 minuta brenda 24 orëve në të gjithë territorin e Kosovës.
E një gjë e tillë atyre u mundësohet në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.
Ylli i futbollit kosovar, Liridon Leci, i posedon tri leje të njoftimit derisa në rrjetin social Facebook e ka zbuluar një gjë të tillë duke shkruar.
" Po une qe i kam 3-4 leternjoftima Si spjegohet? Dmth free ....", ka shkruar Leci.
Ai më parë ka luajtur edhe në Shqipëri e Suedi teksa është pajisur me nënshtetësi të këtyre vendeve. /Zëri.info