
Ish-basketbollisti i njohur përleshet me policinë, gjobitet pasi lau veturën e tij në garazhën e shtëpisë
Ish-basketbollisti i Besiktasit dhe Real Madridit, Ratko Varda u përball me një situatë problematike në këtë periudhë izolimi.
Varda u qortua nga policia me dyshimin se ai lau makinën e tij në garazhën e shtëpisë së tij, shkruan Zëri.info.
I zemëruar me këtë situatë, ai ndau pamjet e kamerave me ndjekësit e tij para dhe pas garazhës, që dëshmon argumentimin e tij me policës.

"Hapa garazhin për të larë veturën, dhe policët mës hkruan një dënim në garazhin tim para shtëpisë time", ka shkruar ai.

"Në shtëpinë time, më kërkojnë dokumentetet duke më treguar se nuk duhet ta lajë as veturën dhe ta hap garazhën time pasi është 'orë policore'. Turp për këtë keqtrajtim", shkroi më tej ai.
Ndërkaq, nga policia pretendojnë se Varda ishte duke e larë makinën e tij jashtë garazhit dhe se ishte paralajmëruar.
Shikoni pamjet e mëposhtme nga ky incident i ish-basketbollistit./Zëri.info