Lorik Cana nga Italia: Situata është e vështirë këtu, është periudha më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Sport April 12, 2020 - 23:14

Lorik Cana është rrëfyer në një intervistë në këtë periudhë kur pandemia COVID-19 e njohur si koronavirus ka kapluar botën.

Futbollisti legjendar i Shqipërisë për momentin ndodhet i izoluar në Itali, në një shtetë ku është përhapur me të madhe ky virus, raporton Zëri.info.

Në një paraqitje televizive, Lorik Cana ka folur për situatën në Itali, aty ku edhe ndodhet tani.

Image

"Është periudha më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, kjo situatë është tejet e rëndë", ka thënë Cana në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Më duket një gjendje shokuese, humbin jetën shumë persona nga ky virus", tregon më tej kapiteni legjendar.

"Por, populli është i bashkuar. Nuk i kam dëgjuar italianët ta këndojnë himnin përveç në futboll, por kjo po ndodhë edhe tani. Njerëzit po mundohen të jenë sa më të ndërgjegjshëm", shtoi ai./Zëri.info