Majlinda Kelmendi e Elvir Muriqi në një foto: Kuka ka dy fjalë për ta

Majlinda Kelmendi e Elvir Muriqi në një foto: Kuka ka dy fjalë për ta

Sport April 08, 2020 - 13:53
Lajmet e fundit nga sporti

Sporti kosovar ka qenë dhe vazhdon të mbetet ambasadori më i mirë i vendit tonë. Kosova gjithmonë është mburrur me prezantimin e vashave dhe të djemve tanë, të cilët me paraqitjet e tyre kanë bërë që bota ta njohë për të mirë këtë vend.


Pa dyshim kulmi është kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, krenaria e këtij vendi, por sigurisht për të arritur deri këtu asaj i është dashur shumë punë dhe mbështetje, e njëri ndër ta është trajneri Driton Kuka, që ka meritat kryesore për këtë sukses, shkruan "Zëri.info".


Kuka sot ka postuar një fotografi ku shihet me Majlindën dhe me boksierin e njohur Elvir Muriqin, i cili gjithashtu është një sportist i madh shqiptar që vjen nga Peja.

“Një foto me Majlinden dhe me Elvirin kohë më parë!

Nxënës që jeta u dha drejtime të ndryshme.

Por që të dy me virtyte të larta njerëzore!”, ka shkruar Driton Kuka. /Zëri.info

Image