E pabesueshme çfarë i bënë Ronaldos e fejuara e tij, shkas koronavirusi

E pabesueshme çfarë i bënë Ronaldos e fejuara e tij, shkas koronavirusi

Sport April 04, 2020 - 15:51
Lajmet e fundit nga sporti

Si shumë njerëz të tjerë, edhe Cristiano Ronaldo po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të përhapjes së Koronavirusit.

Covid-19 ka pezulluar pothuajse gjithçka dhe ka detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrezikojnë të infektohen. Megjithatë ky izolim, pritet të sjellë edhe ndryshime të shumta edhe në paraqitjet e njerëzve.Image

Më shumë në modelet e flokëve, ku tashmë berberët janë mbyllur dhe ata duhet të presin deri sa të stabilizohet situata. Megjithatë një zgjidhje të veçantë e ka gjetur Ronaldo.

Ky i fundit në një video të postuar në profilin zyrtar, shihet teksa qethet nga partnerja e tij, georgina Rodriguez.

Duket se portugezi e ka të vështirë të qëndrojë pa qethur dhe për këtë arsye ka vendosur t’ia lërë partneres së tij ta qethë.