Ylli i Hajdukut dhe i Kombëtares shqiptare kujton kohën kur ishte te 2 Korriku

Ylli i Hajdukut dhe i Kombëtares shqiptare kujton kohën kur ishte te 2 Korriku

Sport April 03, 2020 - 11:11
Lajmet e fundit nga sporti

Pandemia koronavirus ka mbyllur nëpër shtëpi të tyre sportistët dhe kjo sikur u ka dhënë mundësi atyre të gjejnë kohë për t’i kujtuar momentet interesante që kanë më kaluar në karrierë, shkruan "Zëri.info".

Njëri ndër ta që sot me nostalgji e ka kujtuar kohën e fëmijërisë është futbollisti kuqezi dhe i skuadrës kroate Hajduk, Ardijan Ismajli.

Ai në rrjetet sociale ka shpërndarë një fotografi ku shihet në fanellën e 2 Korrikut të Prishtinës te kategoritë e reja. Sot Ismajli po shkëlqen te Hajduku dhe gjasat që ai të vazhdojë karrierën në ndonjë klub edhe më të madh janë shumë reale.Image

Të kujtojmë se nga 2 Korriku kanë dalë edhe shumë talente tjerë që kanë bërë karrierë në Evropë e njëri ndër ta është edhe Etrit Berisha, aktualisht portieri i SPAL-it në Serie A. /Zëri.info