Mësohet vendimi i fundit i UEFA-s për fatin e edicionit aktual në futboll

Mësohet vendimi i fundit i UEFA-s për fatin e edicionit aktual në futboll

Sport April 01, 2020 - 10:39

UEFA dhe kampionatet nacionale evropiane janë të angazhuara për të përfunduar edicionet aktuale para fillimit të edicionit 2020/21.

Momentalisht, po planifikohet që ndeshjet e fundit të luhen mbrapa dyerve të mbyllura, me anulimin e edicionit që është jashtë mundësive, shkruan Zëri.info.

Shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, UEFA është e vendosur që të organizojë një video-konferencë tjetër sot në lidhje me kontratat e futbollistëve dhe afatin kalimtar veror për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

'The Independent' ka marrë informacione të ndryshme në lidhje me edicionin aktual dhe duket se të gjitha palët janë të pajtimit që ky edicion të mbyllet kurdo herë.

Tani ekziston edhe mundësia e madhe që finalja e Ligës së Kampionëve dhe ajo e Ligës së Evropës të luhet në një stadium bosh.

Ndryshe, UEFA ka krijuar dy grupe punuese, të cilat do të punojnë me ndikimin ekonomik dhe financiar që ka shkaktuar pandemia COVID-19 te klubet evropiane.

Si pasojë e kësaj, dje, ish-kampioni sllovak, MSK Zilina ka kaluar në bankrotim pasi ka liruar 17 lojtarë, derisa në Gjermani thuhet se disa klube të mëdha në Bundesliga II janë duke hasur në vështirësi të mëdha./Zëri.info