Ditë zie në Madrid, ndërron jetë legjenda e futbollit

Ditë zie në Madrid, ndërron jetë legjenda e futbollit

Sport March 29, 2020 - 18:05

Atletico Madridi është në ditë zie.

Ish-futbollisti Luis Capon ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, shkruan Zëri.info.

Luis i cili luajti për skuadrën madrilene në vitet e 70-ta, ka ndërruar sot jetë si 72-vjeçar.

Lajmi u konfirmua nga Atletico Madridi, klub i cili shprehu ngushëllime dhe pikëllim për simbolin e klubit.

Image

Luis ka luajtur një dekadë me Atletico Madridin duke i zhvilluar 200 ndeshje për këtë skuadër.

Ai fitoi edhe dy kampionate, një Kupë të Spanjës si dhe Kupën Interkontinentale.

Gjithashtu, Luis bëri 13 paraqitje me Kombëtaren spanjolle./Zëri.info