Xhaka me dedikim të veçantë për djalin: Do ju dua pa kushte ty dhe nënën
Reprezentuesi i Shqipërisë, Taulant Xhaka festoi dje ditëlindjen e tij të 29-të, transmeton zeri.info
Për mesfushorin e Baselit nuk munguan urimet e shumta.
Sidoqoftë, lajmi më i bukur që futbollisti ka marrë në këto ditë, është padyshim ardhja në jetë e djalit të tij, i cili e bëri atë baba për herë të parë.
Shumë gëzime në pak ditë për futbollistin, që tashmë ndihet i bekuar me ato që Zoti i ka dhënë.
Xhaka ka bërë një dedikim me të vërtetë të veçantë në profilin e tij zyrtar, ku shkruan se ai do të japë një dashuri pa kushte për djalin dhe bashkëshorten e tij, duke thënë se do i mbrojë gjithmonë.
“Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishe ti djali im. Faleminderit që më ke bërë babanë tënd. Ju keni një nënë të bukur , një baba që do t’ju mbrojë përgjithmonë. Unë do iu dua ju dhe nënën tuaj pa kushte.”, shkruan Xhaka në rrjetin social “Instagram”./Zëri