Në këtë periudhë izolimi, klubi kujton super-golin e shënuar prej futbollistit nga Kosova

Sport March 22, 2020 - 09:30

Ylldren Ibrahimaj është njëri prej futbollistëve më të mirë që aktivizohet në kampionatin elitar norvegjez.

24-vjeçari që luan te Viking ka bërë një edicion mbresëlënës së fundmi me skuadrën norvegjeze, shkruan Zëri.info.

Në të gjitha garat, futbollisti i Kosovës është paraqitur në 35 ndeshje.

Ai ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij me gjashtë gola dhe 14 asistime.

Në këtë periudhë izolimi, klubi i tij, Viking tani ka kujtuar përmes rrjeteve sociale një gol të bukur të shënuar nga Ibrahimaj.

Bëhet fjalë për golin e 24-vjeçarit të shënuar një vit më parë në fitoren 2:0 ndaj Brann.

"Gol i këndshëm nga Ylldren Ibrahimaj, që vulosi fitoren 2:0 ndaj Brann pikërisht një vit më parë", ka shkruar Viking në 'Twitter'./Zëri.info