Edhe hendbolli i përgjigjet vendimit të Qeverisë

Edhe hendbolli i përgjigjet vendimit të Qeverisë

Sport March 12, 2020 - 11:04

Federata e Hendbollit të Kosovës ka vendosur që të gjitha ndeshjet e hendbollit që zhvillohen këtë fundjavë do të luhen pa tifozë pas vendimit të Qeverisë si masë për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj Koronavirusit, shkruan Zëri.info.

“Ky është vendim i FHK-së i cili është në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi (COVID - 19).

Është Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës që ka vendosur që ndeshjet e hendbollit në vendin tonë të zhvillohen pa praninë e shikuesve në palestra. Pa shikues do të luhen sot ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha ndeshjet në vijim, deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e FHk-së. /Zëri.info