Bashkëlojtari i futbollisti prishtinas ‘kapet’ me vajzën e Sinisha Mihajloviçit
Sport
March 05, 2020 - 16:06
Detajet
Sulmuesi italian i skuadrës së SPAL-it në Itali, Andrea Petagna, e ka nisur një lidhje dashurie me Viktoria Mihajloviç vajzën e trajnerit serb Sinisha Mihajloviç, shkruan Zëri.info.
Në lidhje me marrëdhënien e tyre ka folur dhe vetë Viktorja Mihajloviç, vajza e trajnerit serb, e cila tregon se ata po dalin në këto momente si shokë por të ardhmes nuk i dihet.
“Për momentin po dalim thjesht si shokë, por të ardhmes nuk i dihet,” deklaroi Viktorja, duke pranuar kështu se po del me 24 vjeçarin.
Ai është bashkëlojtar me portierin nga Prishtina të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.
Petanga është blerë nga Napoli në merkaton e janarit dhe do t’i bashkohet në verë. /Zëri.info