Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Drenica mposhtet keq, Gani Sejdiu paralajmëron ndryshime

Drenica mposhtet keq, Gani Sejdiu paralajmëron ndryshime

Sport February 28, 2020 - 15:09
Lajmet e fundit nga sporti

Sot është zhvilluar një ndeshje në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të javës së 20-të ku u ballafaquan Drita e Drenica.

Skuadra e Ardian Nuhiut, Drita ka fituar bindshëm me rezultat 4:1 për ta marrë kështu kryesimin e renditjes tabelore, shkruan Zëri.info.

Kastriot Rexha dy herë, Betim Haxhimusa dhe Izir Emini nga një herë realizuan për Dritën derisa golin e vetëm për Drenicën e shënoi ish futbollisti i Prishtinës i huazuar te kuqezinjtë, Alban Shillova.

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu është parë shumë i shqetësuar pas ndeshjes duke thënë se nuk e lejon më këtë situatë pasi ekipi në fushë po tregohet jo serioz.

“Po tregohemi skuadër joserioze dhe kështu nuk shkon më. Kam kritika të mëdha jo vetëm për futbollistët por edhe për vetën time. Nuk e lejojmë më këtë situatë do të ketë reagime edhe nga ana e kryesisë dhe nuk e pranojmë më të luajmë kështu.

Do të ketë ndryshime pasi çdo gjë ka kufi të vetë. Jemi në një situatë shumë shqetësuese të cilën nuk guxojmë ta lejojmë”, ka thënë për supersport trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu. /Zëri.info