Në mëngjes ishte mbushur me borë, e pabesueshme si duket tani fusha e stadiumit 'Fadil Vokrri'

Në mëngjes ishte mbushur me borë, e pabesueshme si duket tani fusha e stadiumit 'Fadil Vokrri'

Sport February 27, 2020 - 15:55

Bora që ka rënë sot në vend ka “zbardhur” terrenet sportive.

Stadiumi “Fadil Vokrri” para super sfidës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit është mbushur i tëri me borë.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale në mëngjes shihej se fusha është mbuluar krejtësisht nga shtresa e borës.

Megjithatë, reagimi i stafit punues ka qenë shumë i shpejtë.

Në një kohë rekorde, e gjithë bora është larguar nga terreni.

Aktualisht gjendja e fushës është e mirë.

Prishtina-Ballkani zhvillohet prej orës 17:00 nën dritën e reflektorëve.

Image