Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Humbja turpëruese nga Man City, Zidane 'shpërthen' pas ndeshjes

Humbja turpëruese nga Man City, Zidane 'shpërthen' pas ndeshjes

Sport February 27, 2020 - 08:28

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pohuar se skuadra e tij e humbi përqëndrimin në fazën e fundit të ndeshjes në humbjen 1:2 nga Manchester City mbrëmë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e La Ligës ishte në epërsi pas një ore lojë, me golin e spanjollit Isco, por Manchester City u rikthye për mrekulli në 15 minutat e fundit, shkruan Zëri.info.

Golat nga Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne ia dhuruan fitoren Manchester Cityt, fitore me shumë rëndësi para ndeshjes së kthimit në Mançester.

“Ne kemi luajtur mirë për 75 minuta dhe ne jemi të zhgënjyer me humbjen”, ka thënë Zidane për ‘Marca’.

“Megjithatë, përballja është 180 minuta dhe ende asgjë nuk ka mbaruar”, vlerësoi më tej trajneri francez.

“Ne kemi dhënë maksimumin, por na mungoi përqëndrimi në dhjetë minutat e fundit, andaj ishte e vështirë”, theksoi Zidane.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave në ‘Etihad Stadium’ luhet pas tri javësh./Zëri.info