Erërat e forta 'shkatërrojnë' stadiumin me bari artificial në Drenas, shpëton mirë ekipi U-17 i Feronikelit

Erërat e forta 'shkatërrojnë' stadiumin me bari artificial në Drenas, shpëton mirë ekipi U-17 i Feronikelit

Sport February 26, 2020 - 17:44
Lajmet e fundit nga sporti

Erërat e forta kanë dëmtuar në masë të madhe stadiumin me bari artificial në qytetin e Drenasit.

Lajmi është konfirmuar për gazetën nga ana e zyrtarit të fushës, Vlorsim Istogu, i cili në të kaluarën ka luajtur për Feronikelin.

Pas erërave të forta në orën 14:10, një pjesë e kulmit të objektit që është pranë fushës, ka rënë mbi shtyllat e rrethojës dhe në fushë.

“Në orën 14:10 ka pasur erëra të forta dhe si pasojë e tyre është tërhequr një pjesë e kulmit të objektit. Ai ka rënë mbi shtyllat e rrethojës dhe në fushë”, deklaroi Istogu për Gazetën Olle.

Për fat të mirë, nuk ka pasur ndonjë të lënduar.

Në ato momente, në objekt ndodheshin afër 35 persona, pasi që kishte stërvitje skuadra U-17 e Feronikelit.

“Gjatë kësaj fatkeqësie natyrore, në objekt ishim present rreth 35 persona, pasi që ekipi U-17 i Feronikelit kishte stërvitje”, tregon Istogu.

“Megjithatë, fatmirësisht përpos dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar”, shtoi ai.

Erëra të forta ka pasur gjatë gjithë ditës në mbarë vendin.

Image

 

Image
 
Image
Image
Image