Barcelona merr një lajm të mirë para ndeshjes me Realin

Barcelona merr një lajm të mirë para ndeshjes me Realin

Sport February 26, 2020 - 13:32

Barcelona barazoi ndaj Napolit 1-1, mbrëmjen e djeshme, por katalanasit janë dëmtuar së tepërmi nga ky takim.

Busques dhe Vidal do të mungojnë në ndeshjen e kthimit për shkak kartonësh, ndërsa Pique u dëmtua në minutat shtesë.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte minutat e mbetura të takimit. Lenglet e zëvendësoi, teksa të gjithë e kishin mendjen nëse mbrojtësi do të ishte gati për “El Clasicon”, ndaj Realit.

Por, siç raportojnë mediat spanjolle, dëmtimi nuk ishte serioz dhe Pique do të jetë i gatshëm për Realin, përballje që do luhet të dielën në mbrëmje.