Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Federata Italiane e Futbollit i kërkon qeverisë që ndeshjet të luhen pa shikues

Federata Italiane e Futbollit i kërkon qeverisë që ndeshjet të luhen pa shikues

Sport February 24, 2020 - 15:17
Lajmet e fundit nga sporti

Federata Italiane e Futbollit do t’i kërkojë qeverisë së Italisë që ndeshjet e futbollit të luhen pa shikues deri më 1 mars, për të mos prishur përgatitjet për Kampionatin Evropian, transmeton zeri.info

Presidenti Gabriele Gravina raportohet se ka vendosur të mbledhë doktorët federal dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetit për të marrë një vendim përfundimtar për mundësinë e vazhdimit të aktiviteteve sportive pas shpërndarjes së koronavirusit.

Virusi nuk ka ndikuar vetëm në Serie A, derisa edhe ndeshja e kthimit në Ligën e Evropës mes Interit dhe Ludogoretsit do të luhen me dyer të mbyllura të enjten në “San Siro”./Zëri