Federata Skoceze e Futbollit merr një vend të rëndësishëm, ua ndalon fëmijëve gjuajtjen e topit me kokë

Federata Skoceze e Futbollit merr një vend të rëndësishëm, ua ndalon fëmijëve gjuajtjen e topit me kokë

Sport February 24, 2020 - 12:26
Lajmet e fundit nga sporti

Fëmijëve nën moshën 12-vjeçare do t’u ndalohet goditja e tipit me kokë gjatë seancave stërvitore, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Skocisë, transmeton zeri.info

Federata skoceze gjithashtu thotë se do t’i kufizojë gjuajtjet me kokë prej moshave 12 deri në 17 vjeç.

Ky vendim vjen pas studimit të Universitetit të Glasgout që kishte provuar lidhjen mes futbollit dhe sëmundjes nervore, dementia.

Studimi i publikuar në tetor të vitit të kaluar gjeti se futbollistët profesionistë janë tre herë e gjysmë më të rrezikuar për të vdekur nga sëmundjet e trurit dhe pesë herë më shumë të rrezikuar nga sëmundja e Parkinsonit./Zëri