Isufi: Një Prishtinë më ndryshe, ardhja e këtyre futbollistëve ka ndryshuar gjithçka
Sport
February 23, 2020 - 21:46
FC Prishtina e ka nisur mbarë stinorin pranveror.
Në tri ndeshje, prishtinasit kanë regjistruar tri fitore, raporton Zëri.info.
Për lojën e FC Prishtinës ka folur mirë edhe ndihmës-trajneri i Flamurtarit, Arsim Plepolli, i cili ka lënë merita edhe trajnerit Armend Dallku.
Duke folur për këtë temë, trajneri i mirënjohur, Bekim Isufi ka dhënë vlerësime interesante.
"Po e shohim një FC Prishtinë më ndryshe këtë edicion", ka thënë Bekim Isufi në RTK, përcjell Zëri.info.
"Edhe ardhja e Otto John i ka lënë ndikimet e veta. Edhe atij i është dashur ardhja te FC Prishtina", vlerësoi Isufi.
"Gjithashtu, duhet të përmendet edhe ardhja e Endrit Krasniqit", shtoi ai./Zëri.info