U largua i acaruar nga fusha pas zëvendësimit, trajneri i Swanseas flet për Bersant Celinën

U largua i acaruar nga fusha pas zëvendësimit, trajneri i Swanseas flet për Bersant Celinën

Sport February 20, 2020 - 22:32
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Swanseas, Steve Cooper ka zbuluar se ai ka biseduar me Bersant Celinën pas reagimit të kosovarit kur u zëvendësua në barazimin 4:4 me Hull Cityn, transmeton zeri.info

23-vjeçari shprehu qartë acarimin e tij pasi u zëvendësua në pjesën e dytë në javën e kaluar.

Ai më pas fshiu të gjitha postimet e tij në lidhje me Swansean dhe Përfaqësuesen e Kosovës në rrjetin social “Instagram”.

Trajneri thotë se reprezentuei kosovar thjesht është i acaruar me vetveten.

“Mendoj se ai është thjesht i acaruar me paraqitjen e tij sepse ishte një mundësi. Lojtarët tjetër sulmues e bënë diferencën”, tha Cooper.

“Ai do më të mirën nga vetja. Unë nuk dija shumë për të kur doli nga loka, por dëgjova se ishte i acaruar. Unë fola me të dhe acarimet e tij janë vetëm me vetveten sepse pati mundësinë për ta bërë diferencën ashtu siç bënë Rhian Breëster, Conor Gallagher, Jordon Garrick dhe disa të tjerë”, shtoi ai.

“E di se Bersanti ishte ndoshta i acaruar sepse ai nuk e gjeti veten në listën e golashënuesve apo asistuesve”, u shpreh trajneri i klubit uellsian./Zëri