Van Dijku nuk do ta fitojë kurrë 'Topin e Artë'

Van Dijku nuk do ta fitojë kurrë 'Topin e Artë'

Sport February 18, 2020 - 16:08
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda holandeze, Ruud Gullit thotë se ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk nuk do ta fitojë kurrë “Topin e Artë”, pavarësisht se mbrojtësi i bëri mjaft konkurrencë Lionel Messit në vitin e kaluar, transmeton zeri.info 

Reprezentuesi holandez pati një vit të shkëlqyeshëm dhe ishte njëri prej kandidatëve për ta fituar çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit. Van Dijk u zgjodh “Lojtari i Vitit” nga UEFA, por mbeti prapa Messit në garën për “Topin e Artë”.

Gullit druan se 28-vjeçari nuk do të ketë më shans për ta rrëmbyer epitetin e lojtarit më të mirë në botë.

“Mesazhi nga “Topi i Artë” ishte se ai nuk do ta fitojë kurrë më”, u shpreh Gullit.

Ndërkohë kur u pyet se a duhej ta kishte fituar mbrojtësi i Liverpoolit këtë çmim, ish-futbollisti i Milanit u përgjigj: “Po, mendoj se duhej ta kishte fituar”.

“Por, e dini nuk mund të thoni se Messi nuk e meritoi. Por, nëse do të ishte një mundësi që një mbrojtës ta fitojë, ishte ky vit”, shtoi ai.