Sokoli: Mezani është në presion, ai ka nevojë për mbështetje në këtë moment

Sokoli: Mezani është në presion, ai ka nevojë për mbështetje në këtë moment

Sport February 16, 2020 - 23:05
Pas ndeshje trajneri Gentjan Mezani është pyetur nëse duhet të jap dorëheqje gjë me të cilën nuk është pajtuar Bylbyl Sokoli

Gjilani e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme stinorin pranveror në futbollin kosovar.

Skuadra nga Anamorava që njihet për investimet e mëdha që ka bërë në dy afatet kalimtare nuk e ka nisur ashtu siç ka prirur vitin 2020, shkruan Zëri.info.

Ekipi i Gentjan Mezanit fillimisht u eliminua nga Kupa kur u mposht nga Gjilani me rezultat 2:0, ndërsa në start të stinorit pranveror e humbi derbin përballë rivalit të përbetuar Dritës me rezultat 2:0.


Pas ndeshje trajneri Gentjan Mezani është pyetur nëse duhet të jap dorëheqje gjë me të cilën nuk është pajtuar Bylbyl Sokoli.

’Mezani është në presion të madh dhe ai në këtë kohë ka nevojë për mbështetje e jo për t’i bërë presion edhe më të madh. Unë nuk mendoj se ai duhet pyetur për dorëhejqe në këtë moment edhe pse e pranoj që ai është në presion të madh’, ka thënë Sokoli në duelin sportiv. /Zëri.info