Zeqiri për dy dështimet e Gjilanit: Përgjegjësia te trajneri, por kam besim te ekipi

Zeqiri për dy dështimet e Gjilanit: Përgjegjësia te trajneri, por kam besim te ekipi

Sport February 16, 2020 - 21:42
Skuadra nga Anamorava që njihet për investimet e mëdha që ka bërë në dy afatet kalimtare nuk e ka nisur ashtu siç ka prirur vitin 2020

Gjilani e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme stinorin pranveror në futbollin kosovar.

Skuadra nga Anamorava që njihet për investimet e mëdha që ka bërë në dy afatet kalimtare nuk e ka nisur ashtu siç ka prirur vitin 2020, shkruan Zëri.info.

Ekipi i Gentjan Mezanit fillimisht u eliminua nga Kupa kur u mposht nga Gjilani me rezultat 2:0 ndërsa në start të stinorit pranveror e humbi derbin përballë rivalit të përbetuar Dritës me rezultat 2:0.

Ish futbollisti i kësaj skuadre Arben Zeqiri për Zëri.info thotë se përgjegjësi në këtë moment bie mbi trajnerin, por ai beson shumë se Gjilani ka forcë për t’u rikthyer.

"Trajnerit i faturohen humbjet, por Gjilani është klub i madh dhe ka stabilitet organizativ dhe këto dy humbje do t’ju shërbejnë që në xhirot e ardhshme të jetë shumë në nivel dhe t’i fitojë ndeshjet për të realizuar objektivin kryesor daljen në Evropë", ka thënë për Zëri.info, Arben Zeqiri duke shtuar:

"Është humbur një betejë, por jo lufta, andaj në betejat e radhës, Gjilani jam i bindur se do t’u kthehet rezultateve pozitive dhe do të mëtojë kreun e tabelës. Madhështia e trajnerit do të vjen tani në shprehje në këtë situatë kur ka renë morali i ekipit", përfundoi Arben Zeqiri. /Zëri.info